Real Madrid ia del në fund përballë Atalantës në Bergamo, teksa Manchester City siguron suksesin e radhës. Vetëm tre gola në dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions League, dhe të tre u shënuan nga skuadrat udhëtuese.
Atalanta-Real Madrid përfundoi 0-1 për ekipin e Zidane, teksa duhet theksuar se skuadra italiane luajti me një futbollist më pak prej minutës së 17-të. Remo Freuler shkaktoi një faull kundrejt Ferland Mendy në kufinjtë e zonës së rreptësisë.
⏰ RESULTS ⏰
⚪️ Ferland Mendy the hero for Real Madrid in Italy
? Bernardo Silva & Jesus net for Manchester City? Who impressed you? #UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 24, 2021
Kryesori gjerman i tregoi kartonin e kuq mesfushorit zviceran, vendim që i surprizoi të gjithë dhe do të diskutohet gjatë. Pavarësisht inferioritetit numerik, Gjimshiti me shokë rezistuan fort deri katër minuta përpara fundit të ndeshjes.
Ishte pikërisht Mendy ai që shënoi golin e fitores. Mbrojtësi francez realizoi një gol shumë të bukur, që afron “Los Blancos” me çerekfinalet e Champions League, por gjithçka do të vendoset në sfidën e kthimit në Madrid (16 mars).
Manchester City mposhti 0-2 M’Gladbach dhe kjo ishte fitorja e 19-të radhazi në të gjithë kompeticionet për skuadrën e Pep Guardiolës, që ndodhet në formë të shkëlqyer. Bernardo Silva zhbllokoi takimin me kokë në pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë të sfidës që u luajt në Budapest të Hungarisë, erdhi edhe goli i qetësisë për anglezët. Atë e shënoi Gabriel Jesus, i cili finalizoi një aksion të bukur të shokëve të tij. Përfundimisht 0-2 dhe City është me një këmbë në çerekfinale. /abcnews.al