Muzeu historik vazhdon i kyçur, drejtori: Projekti për restaurimin e xhamave është miratuar

schedule17:44 - 24 Shkurt, 2021

schedule 17:44 - 24 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Ky është imazhi që shoqëron turistët dhe vizitorët vendas në Muzeun Historik Kombëtar. Prej më shumë se dy muajsh dyert Muzeut Historik Kombëtar janë të mbyllura, për shkak të thyerjes së xhamave nga protestat.

Drejtori Muzeut Historik Dorian Koci, e cilëson  si rast të pa precedent thyerjen e xhamave, ku sjell ndërmend edhe trazirat e vitit 1997”ku kjo nuk ndodhi.

Thotë se projekti i muzeut ka marrë miratim  nga ministria e kulturës, por nuk jep një afat se kur do të nisin punimet për restaurimin e xhamave

Edhe projekti i rikonceptimit të linjës muzeale të muzeut historik monument kulture i kategorisë së 2 është miratuar prej disa muajsh, por ende ka mbetur peng i buxheteve

Pavionet e Muzeut Historik që nga 10 dhjetor 2020  janë  të pa vizitueshëm, ndërkohë që salla e ekspozitave  vazhdon  aktivitetet normalisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!