Kambanë për reflektim, pacienti me COVID flet për ABC: Oksigjeni në fund, vetëm një sirenë dëgjoja

schedule16:39 - 24 Shkurt, 2021

schedule 16:39 - 24 Shkurt, 2021

ABC ishte brenda spitalit covid-2 në Tiranë për sjellë atë që ndodh brenda mureve të Sanatoriumit, si dëshmi ndërgjegjësimi për pjesën tjetër të qytetarëve që të respektojnë masat.

Në korridoret e spitalit dëgjohet vetëm zhurma e monitorëve që tregon se cfarë po përjetojnë brenda atyre dhomave pacientët me koronavirus. Disa prej tyre e kanë të pamundur të flasin për shkak të tubimit të tubave të oksigjenit, të tjerë tregojnë eksperiencën e vështirë.

LEXO EDHE: SPECIALEABC brenda Sanatoriumit, dëshmitë tronditëse të pacientëve: Të rinjtë që po luftojnë me COVID-19

Gjendja ime, niveli i lartë infeksionit, trashje gjaku, oksigjeni gati në fund fare. Nuk merrja dot frymë. Unë vetëm një sirenë dëgjoja” tha një pacient.

Një tjetër tregoi se kishte ardhur me vonesë. “Në spital kam ardhur, pasi qëndrova 10 ditë në shtëpi e më shumë, tani ndihem më lehtë më mirë, ua bëftë Zoti hallall” tha ai.

Janë më shumë se 30 raste në ditë që paraqiten në spital, në gjendje të rënduar si pasojë e COVID 19./ db/ Abcnews.al