E qeshura në momente serioze nuk është aspak e këndshme. Të gjithëve në ka ndodhur. Për shembull kur keni qenë në një varrim, gjatë ngushëllimit ju ka ardhur për të qeshur. E dimë që është e sikletshme dhe duket e pakontrollueshme. Por ka disa mënyra për t’i parandaluar ose të paktën ta fshehim atë.
Është një reagim emocional
Nëse qeshni gjatë një situate të papërshtatshme, nuk do të thotë se jeni njeri i keq. Në fakt, ne madje mund të shkojmë deri aty sa të themi se, kjo nuk është një e qeshur e vërtetë sepse është vetëm një rezultat i mekanizmit mbrojtës të trupit tonë në mënyrë që të ulim ankthin, konfuzionin, stresin dhe shqetësimin që po përjetoni në atë moment. Në një farë mënyre, ajo e qeshur largon vëmendjen nga trauma dhe dhimbja, duke lëshuar reagime pozitive. Na ndihmon gjithashtu të luftojmë të gjitha emocionet që po përjetojmë, informon abcnews.al.
1. Lëpini ose kafshoni buzët
Mundohuni të bëni një sjellje për të zëvendësuar të qeshurën. Për shembull, lëpini ose kafshoni buzët, tundni kokën, bëni frymëmarrje të thella. Ju gjithashtu mund të kafshoni pjesën e brendshme të faqes ose buzëve, ose mbërtheni veten me krahë.
2. Shtypni një stilolaps
E qeshura nervoze nuk ndodh vetëm në situata pikëlluese, por edhe gjatë një momenti serioz në punë. Kjo mund t’i komplikojë gjërat, dhe mënyra më e mirë për të bllokuar të qeshurën tuaj është të shtypni një stilolaps. Përqendrohuni në të në mënyrë që të largoni të qeshurën, sugjeron abcnews.al.
3. Qeshni ndërsa largoheni
E qeshura është një ilaç i mirë, por ta bësh atë para njerëzve që po përjetojnë hidhërim, nuk është e përshtatshme. Kurseni veten nga ngathtësia dhe qeshni ndërsa jeni duke u larguar, duke u përpjekur për ta fshehur sa më shumë të jetë e mundur. Ju gjithashtu mund të justifikoni veten për të shkuar në tualet ose të veproni sikur keni harruar diçka në makinën tuaj.
4. Përqendrohuni në diçka në dhomë
Një mënyrë për të kaluar vëmendjen tuaj nga e qeshura, është të zhvendosni fokusin tuaj në diçka krejt tjetër. Për shembull, mendoni për një ngjyrë dhe filloni ta kërkoni atë nëpër dhomë. Gjeni sa herë ndodhet ajo ngjyrë në dhomë. Duket qesharake të bësh diçka të tillë në një situatë pikëlluese, por do t’i drejtojë emocionet tuaja në diçka tjetër dhe ju mund të jeni në gjendje të gëlltisni të qeshurat tuaja, informon abcnews.al.
5. Këndoni një këngë me vete
Mund të jetë çfarëdolloj kënge. Këndimi i një teksti është një mënyrë praktike për të larguar mendimet dhe emocionet tuaja dhe zvogëlon dëshirën për të qeshur. Përveç të kënduarit testoni sa mirë e dini tabelën e shumëzimit ose imagjinoni sikur po gatuani një picë. Qëllimi është të hiqni vëmendjen nga e qeshura./e.b-abcnews.al