Pedagogu i arteve Ardian Isufi: Duhet luftuar mediokriteti pedagogjik

schedule21:54 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:54 - 23 Shkurt, 2021

Puna e pedagogut pa asnjë dyshim është një prej pozicioneve më të lakmuara për shumë njerëz. Por ka dhe individë që “zaptojnë” postet e pedagogut pa merita ose rastet kur janë të talentuar pos sapo zënë postin nuk bëjnë asgjë për te ecur përpara, për të futur metodologjitë të reja të mësimdhënies dhe të çuar në nivele të larta komunikimin me studentët.

Pedagogu i arteve Ardian Isufi, i ftuar në emisionin “Refleksione” deklaroi se nuk mund ti ndaj dot kufirin e një pedagogu ndaj një artisti . Por ama duhet luftuar edhe mediokriteti pedagogjik.

Mes të tjerash Ardiani deklaroi se duhet të jenë afër kolegëve që notojnë në mediokritet.

Nuk mund ti ndaj dot kufirin e një pedagogu ndaj një artisti . Por ama duhet luftuar edhe mediokriteti pedagogjik, të kuptojmë sa shumë përpiqemi të jemi artistë të lirë duhet të jemi patjetër edhe afër kolegëve të cilët notojnë në një mediokritet.

Duhet parë nga të dyja anët ku padyshim kontributet tona sado modeste janë të vërteta dhe janë reale për të lëvizur.

Kështu që pjesë e lëvizjes dhe e një mentaliteti të ri janë programet e shkëmbimit, nuk diskutohet që kemi nevojë të heqim atë izolimin e padukshëm i cili vjen nëpërmjet pedagogjisë, kulturës, dhe ky izolim pa bashkëpunime është i pamundur,” deklaroi mes të tjerash në “Refleksione”, pedagogu Ardian Isufi. /abcnews.al