Goodison Park do të marrë pamje tjetër. Everton ka festuar sot, pasi plani i tyre për të rinovuar stadiumin e tyre është miratuar nga këshilltarët e Liverpool. Ditën e sotme Këshilli u mblodh dhe u miratuar projekti i stadiumit.
Bëhet fjalë për një stadium me 52 mijë vende, që do të kushtojë rreth 505 milion sterlina. Komiteti i Planifikimit dha “OK” dhe tani pritet që të nisë puna për ta zgjeruar stadiumin. Everton, prej dhjetorit të vitit 2019 e kishte bërë këtë kërkesë.
✅|?| APPROVED – A detailed planning application for a new 52,888 capacity stadium at Bramley-Moore Dock has been approved by @lpoolcouncil. Our outline plans for Goodison Park are due to be heard next… pic.twitter.com/EY84xNDc3r
— The People's Project (@PeoplesProject_) February 23, 2021
Gjithsesi ata menduan të bëjnë disa ndryshime nga modeli fillestar. Kjo ndodhi në shtator dhe tani ka ardhur miratimi i projektit. Pas miratimit të projektit ka folur edhe Iain Jenkinson, nga CBRE: “Ne nuk po respektojmë vetëm trashëgiminë, por po investojmë në trashëgiminë e qytetit.
Jemi të angazhuar, kemi dëgjuar dhe jemi përgjigjur. Nuk asnjë alternativë tjetër. Ka vetëm përfitime dërrmuese publike dhe mbështetje dërrmuese të publikut dhe palëve të interesit”. /abcnews.al