Në Gjykatën Penale të Shkupit pritet të jepet sot vendimi për rastin “Monstra”. Çështja drejtohet nga gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviç, të akuzuar në rastin “Monstra”. Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Të gjithë i ndjek për veprën terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave.
Mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.
Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe disa nga gjashtë të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal.
Rasti “Monstra” është kthyer për rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish-lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.
Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë. /abcnews.al/