Katër qytetarë janë vënë në pranga, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit në Tiranë. Mësohet se është arrestuar një 38-vjeçar me inicialet A. B., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në kërkim është shpallur R. A., 31 vjeç, dhe dy vëllezërit me iniciale A. A., 28 vjeç dhe E. A., 22 vjeç pasi paraditen e djeshme, gjatë një konflikti kanë ushtruar dhunë fizike ndaj qytetarit me iniciale D. P. Ky i fundit ka marrë dëmtime të lehta.
Po ashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë:
J. Sh., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
A. Z., 51 vjeç dhe D. P., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur. sb/abcnews.al/