Klopp buzëqesh, Liverpool rikuperon sulmuesin para duelit kundër Chelsea

schedule08:46 - 23 Shkurt, 2021

schedule 08:46 - 23 Shkurt, 2021

Më në fund një lajm i mirë për të gjithë tifozët e Liverpool. Diogo Jota është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë. Sulmuesi kishte pësuar në muajin dhjetor një dëmtim, në një moment mjaft të mirë tijin.

Sipas raportimit të “Telegraph”, portugezi do të vijojë të stërvitet me ekipin gjatë javës, por stafi mjekësor nuk dëshiron që të rrezikojë shumë me të. Prandaj me shumë mundësi, Jota do të mungojë dhe në duelin e kësaj fundjave me Sheffield United.

 

Më pas do të jetë i gatshëm për trajnerin Klopp duke filluar nga ndeshja kundër Chelsea, më 4 mars. Diogo e filloi shumë mirë aventurën e tij me Liverpool, duke surprizuar edhe tifozin më pesimist të tyre. Ai arriti të shënojë nëntë gola në 17 ndeshje, duke ia bërë “jetën” të vështirë trajnerit Klopp për zgjedhjet e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!