Mhill Gega, 60-vjeçari cili aksidentoi qëllimisht për vdekje ish-kolegun e tij Mark Gjeta, disa ditë më parë ka tentuar vetëvrasjen në qelinë e paraburgimit të Shënkollit.
Lajmi është konfirmuar për ABC nga familjarët e tij të cilët thonë se ai ka tentuar të presë damarët dhe është dërguar për mjekim në spital. Gega është vënë në akuzë për vrasje me dashje dhe Gjykata e Lezhës ka caktuar ndaj tij “arrest me burg.
Burime bëjnë me dije për ABC se autori dhe viktima kishin pasur konflikte prej një viti. Ditën e ngjarjes, në debat e sipër viktima i ka dalë përpara makinës duke i thënë se nuk mund t’i bënte asgjë.
Por Gega nuk është menduar dy herë dhe i ka dhënë gaz makinës duke e përplasur Gjetën. Për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë. /mv.abcnews.al