VIDEO/ Gjimshiti protagonist tek Atalanta, “festë” e çuditshme Gattuso-Rrahmani

schedule20:18 - 21 Shkurt, 2021

schedule 20:18 - 21 Shkurt, 2021

Atalanta dhe Napoli janë dy ndër ekipet që luajnë futbollin më të bukur në Serie A. Dueli i sotëm i luajtur në Bergamo, përfundoi me fitoren 4-2 të skuadra vendase. Berat Gjimshiti e nisi si titullar dhe u shfaq protagonist te goli i katërt i realizuar nga Cristian Gabriel Romero në minutën e 79-të.

https://streamable.com/q0rdhk

Mbrojtësi shqiptar devijoi një kros të ardhur nga goditja e këndit dhe kolegu argjentinas e dërgoi në rrjetë, duke vulosur triumfin e Atalantës. Më parë kishin shënuar Duvan Zapata, Robin Gosens dhe Luis Muriel për ekipin e Gasperinit, ndërsa goli i polakut Zielinski dhe autogoli i Gosens nuk i shërbyen Napolit.

https://streamable.com/wrh5ed

Amir Rrahmani e zhvilloi të plotë ndeshjen e sotme, teksa një episod i veçantë ndodhi me trajnerin Gennaro Gattuso. Napoli po festonte golin e Zielinskit (barazoi përkohësisht rezultatin), teksa trajneri kalabrez zgjodhi ta festojë golin në stilin e tij me kapitenin e Kosovës, siç dallohet në video. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!