Josa: Goli i panevojshëm, nuk më la shije të mirë. Dështuam në mesfushë

schedule18:39 - 21 Shkurt, 2021

schedule 18:39 - 21 Shkurt, 2021

Kukësi doli pa pikë nga sfida “shtëpiake” kundër Partizanit. “Demat” fituan 1-2 në “Elbasan Arena”, rezultat që largon përfundimisht verilindorët nga gara për titull dhe rrezikojnë objektivin për t’u kualifikuar në kompeticionet evropiane.

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, në prononcimin e dhënë për Supersport, foli rreth gjestit të Partizanit për të lënë golin e Limajt dhe humbjes së sotme.

Nuk është goli problematika, por edhe mua nuk më la shije të mirë. E diskutova me Dajën lënien e golit, nuk kishte nevojë për ‘fair-play’. Nëse lojtari i Partizanit nuk do ta gjuante topin apo do ta nxirrte jashtë, është ok. Po të kishte 5 minuta shtesë, çfarë duhet të kishim bërë?! Nuk jam dakord me mënyrën si u lejua goli.

Ndeshja? Partizani ishte më i vendosur në fushë dhe e nisi më mirë ndeshjen. E korrigjuam lojën pas 10-15 minutave të para, por ishim të paqartë kur qendrat e mesfushës kishin topin në këmbë. Partizani ishte i ngjeshur në qendër, Broja ishte një rregullator.

Limaj është futbollist cilësor kur ekipi zotëron topin, e kam përdorur atë si futbollist gjysmëkrahu, teksa sot bëra zgjidhje tjetër me Gashin“, përfundoi trajneri i Kukësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!