Leipzigu reagoi pas humbjes me Liverpool në Champions League dhe përfitoi nga humbja e Bayern Munchen në Frankfurt.
Leipzig keeping the title race alive ?#Bundesliga #BSCRBL pic.twitter.com/grDgtuRgLj
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) February 21, 2021
Ekipi i Julian Nagelsmann fitoi 0-3 në kryeqytet përballë Hertha Berlin dhe tani ndodhet vetëm dy pikë larg vendit të parë.
Kapiteni Sabitzer zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë, ndërsa skuadra mike realizoi edhe dy gola të tjera në pjesën e dytë.
Mukiele dhe Orban kompletuan suksesin me “tris” të Leipzig, që është ngjitur në kuotën e 47 pikëve, dy më pak se Bayern Munchen. /abcnews.al