Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Nigeri, humbin jetën shtatë pasagjerët

schedule16:18 - 21 Shkurt, 2021

schedule 16:18 - 21 Shkurt, 2021

Një aeroplan i vogël ushtarak nigerian është rrëzuar ndërsa po i afrohej pistës së Aeroportit Abuja. Shkak raportohet të jetë një problem në motor, ndërsa për pasojë humbën jetën shkatë persona.

“Një avion ushtarak King Air 350 sapo u rrëzua në pistën tonë Abuja pasi raportoi dështimin e motorit gjatë rrugës Minna”, bëri të ditur Ministri i Aviacionit, Hadi Sirika në llogarinë e tij në Twitter.

Minna është një qytet rreth 110 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nigerisë, Abuja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!