Gjatë këtij sezoni ka patur shpesh herë diskutime rreth portierit të parë te Manchester United. Gafat e David De Geas si dhe paraqitjet poziteve të Dean Henderson kanë vendosur në dilemë Solskjaerin se kush duhet të jetë titullar, por mesa duket zgjidhja për këtë problem do të vijë në verë.
Sipas raportimit të “The Sun”, klubi anglez pritet të bëjë disa ndryshime mes shtyllave. Mësohet se një nga dy portierët nuk do të jetë më pjesë e ekipit në sezonin e ardhshëm. Trajneri i “Djajve të Kuq” kërkon t’i japë fund garës mes të dyve dhe ka shumë kureshtje se kë do të zgjedhë ai.
Kontrata aktuale e De Geas përfundon në vitin 2023, ndërsa ajo e gardianit anglez në vitin 2025. Në rast se do të largohet spanjolli, atëherë do të jetë një lamtumirë përfundimtare. Situata ndryshon me Henderson, pasi ky i fundit edhe mund të huazohet dhe të rikthehet sërish në ekip. /abcnews.al