Detyra shtëpie dhe finale në Korçë e Elbasan, Superiorja dhe e Para “zjarr”

schedule08:12 - 21 Shkurt, 2021

schedule 08:12 - 21 Shkurt, 2021

Superiorja vijon garimin me dy takimet e fundit të javës së 20-të dhe në fushë do të zbresin dy prej ekipeve që duan titullin kampion. Sfida e parë luhet në qytetin e Korçës.

Vllaznia e vendit të parë synon të mposhtë Skënderbeun e vendit të fundit, në një ndeshje që nis prej orës 13:00. Shkodranët kanë disa mungesa, por objektivi nuk ndryshon.

Nga ana tjetër edhe korçarët i kanë të nevojshme tre pikët, duke pasur parasysh se rrezikojnë të bien nga Superiorja. Takimi tjetër zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Kukësi-Partizani është një ndeshje e gjitha për t’u parë. Verilindorët duan një tjetër fitore, që të mbeten në garë për një vend në kupat e Europës, kurse skuadra e Dajës që të rikthehet në vendin e dytë dhe të luftojë për kreun.

 

Takimet e Superiores

Gara rikthehet edhe në Kategorinë e Parë, ku zhvillohen katër takimet e radhës. Në grupin A Burreli ka mundësinë të marrë vendin e parë dhe duhet të mposhtë Vorën. Edhe Korabi është i dënuar të fitojë, në sfidën shtëpiake kundër Veleçikut.

Grupi B rezervon gjithashtu takime interesante. Pogradeci pret Besën dhe kavajasit duan tre pikët për të mos e thelluar edhe më shumë diferencën me Egnatian e vendit të parë.

Me të njëjtin objektiv shkon edhe Tomori në Cërrik, aty ku do ndeshet me Elbasanin që çdo pikë e ka jetike për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. të katër këto ndeshje luhen prej orës 13:30. /abcnews.al

 

Takimet e Kategorise se Pare

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!