European Council on Foreign Relations
Kosova festoi 13 vjetorin e pavarësisë në 17 Shkurt. Por përvjetori i këtij viti ndryshon shumë nga vitet e kaluara, pasi vendi po përballet me një peizazh politik të transformuar.
Shteti më i ri Europian zhvilloi zgjedhje të parakohshme të dielën e kaluar, dhe rezultatet ishin ndryshime drastike unike jo vetëm për Kosovën por edhe brenda Ballkanit Perëndimor.
Fituesi i qartë është një parti e majtë e kryesuar nga një ish-udhëheqës revolucionar studentor, Albin Kurti. Partia e Kurtit, Vetëvendosje, formoi një koalicion parazgjedhor të udhëhequr nga Vjosa Osmani, presidentja e përkohshme e Kosovës.
A mund t’i përmbushin ato sfidat e mëdha socio-ekonomike dhe shpresat e popullate që vuan ende nga pandemia?
Partia e Kurtit është një lëvizje e orientuar socio-ekonomike, që u forcua edhe më shumë me politikania e pavarur Osmani, i cili hyri në politikë si një mbështetëse e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe pacifizmit të tij politik – një ideologji që Kurti e kishte kritikuar prej kohësh.
Por të dy janë zotuar të luftojnë korrupsionin, të krijojnë vende të reja pune dhe të sigurojnë drejtësi sociale. Dhe fitorja ishte e madhe: për herë të parë në zgjedhjet në Kosovë, një parti – Vetëvendosje – fitoi më shumë se 48 përqind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila siguroi vetëm 17 përqind të votave.
Humbja e partive të tjera ishte aq e thellë sa shumë prej udhëheqësve dhanë dorëheqjen veçanërisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo çfarë ishte për tu vlerësuar ishte fakti se të gjitha partitë e tjera politike e pranuan menjëherë humbjen.
Ata gjithashtu janë zotuar të mos pengojnë emërimin e një qeverie të re – një shenjë e rrallë e pjekurisë politike në një Kosovë të pasluftës dhe rajonin e gjerë. Sfidat janë shqetësuese.
Kosova po përballet me sfida të mëdha socio-ekonomike. Deri më tani, mbi 120,000 njerëz janë prekur nga covid-19 dhe 1,544 kanë humbur jetën. Pandemia ka përkeqësuar edhe më tepër situatën ekonomike në Kosovë dhe polarizimin shoqëror nga krizat politike të shumta.
Në mbledhjen e fundit parlamentare, partitë e opozitës vazhdimisht refuzuan të mbështesin iniciativat legjislative për t’iu përgjigjur krizës. Kosova mbetet një nga vendet e pakta në rajon që ende nuk ka filluar vaksinimet kundër covid-19.
Papunësia në Kosovë mbetet më e larta në rajon me mbi 30 përqind; me Maqedoninë e Veriut në 16 përqind dhe Shqipëria më pak 13 përqind.
Në vitin e kaluar, shifrat u rritën edhe më tepër aq sa gjysma e të rinjve në Kosovë ishin të papunë. Bizneset dhe grupet e cenueshme të tilla si pensionistët janë prekur më shumë nga pandemia dhe mungesa e mbështetjes së shtetit.
Qeveria e re do të duhet të hartojë shpejt një strategji për të siguruar që bizneset dhe grupet në nevojë të kenë mbështetjen e duhur dhe të shmangin dështimin e mëtejshëm nën kufirin e varfërisë. Është gjithashtu e rëndësishme që qeveria e re të investojë më shumë në sistemin e kujdesit shëndetësor, i cili është në prag të kaosit.
Mandati i dytë i Kurtit do të mbizotërohet gjithashtu nga çështje të politikës së jashtme dhe çështjet rajonale.
Shpresa më e madhe e të gjithë popullit janë rezultatet në frontin e e politikës së jashtme, jo më pak se dialogu i vazhdueshëm me Serbinë – tre qeveritë e mëparshme dështuan për shkak të mungesës së konsensusit.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell dhe anëtarët e Parlamentit Europian i kanë bërë thirrje zyrtarisht Kosovës që së shpejti të krijojë një qeveri dhe të përqendrohet në dialogun Kosovë-Serbi.
Sidoqoftë, të dy Kurti dhe Osmani kanë thënë se dialogu nuk do të jetë një ndër përparësitë e tyre kryesore. Por, si udhëheqës politikë, ata nuk do të jenë në gjendje të injorojnë faktin se pa një zgjidhje afatgjatë për komunitetin serb në Kosovë dhe pa integrimin e duhur Euro-Atlantik, vendi nuk do të funksionojë në mënyrën e duhur.
Nëse ata do të vazhdojnë të shmangin dialogun, udhëheqja autoritare e Serbisë do të fitojë politikisht. Prandaj, ata duhet të gjejnë mënyra për të adresuar dialogun së bashku me sfidat e tyre të shumta, të brendshme.
Përfundimisht, në nivelin më të gjerë rajonal është e dukshme që qytetarët e Kosovës kërkonin më ngulm një ndryshim thelbësor politik. Vendi ka një demokraci që funksionon mirë, me zgjedhjet e organizuara dhe të zhvilluara relativisht në mënyrë profesionale.
Kjo qëndron në kontrast me vendet fqinje, të cilat nuk kanë arritur të shijojnë frytet e zgjedhjeve si një mjet demokratik për të sjellë ndryshime.
Proceset zgjedhore në Ballkanin Perëndimor shpesh janë pak më shumë sesa një mjet për të mbajtur qeverinë në pushtet dhe për të mundësuar ndryshimin. Skepticizmi dhe besimi i ulët në institucionet demokratike kanë qenë në zbaticën e tyre më të ulët në rajon në vitet e fundit – shembulli i Kosovës mund të luajë një pjesë të vogël në ndryshimin e kësaj qasjeje mbizotëruese. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al