Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur një mjek. Arrestimi i të riut është bërë nga Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet. Në pranga ka rënë L. B., 24 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, njofton policia.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i policisë:
Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. V., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetuses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. S., 20 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin A. Gj., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
-S. H., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.74 mg/l ;
-E. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al