“Jam burgosur 17-vjeç”, rrëfehet për herë të parë Robert Berisha: Çfarë më ndodhi në Gjermani?

schedule07:53 - 20 Shkurt, 2021

schedule 07:53 - 20 Shkurt, 2021

Këngëtari i njohur Robert Berisha 5 ngjarjet më të mëdha të jetës së tij.

I ftuar në “Prive”, mbrëmjen e djeshme, ai është rrëfyer si kurrë më parë, duke u ndalur konkretisht edhe te arrestimi në Gjermani.

Roberti tha se e ka provuar burgun që në moshën 17-vjeçare. Si instrumentist me grupin “Ilirët”, ai dhe pjesëtarët e tjerë kishin shkuar për koncert në Gjermani dhe ishin burgosur nga policia.

Më tej këngëtari ka zbuluar edhe arsyen e arrestimit. Ata kishin qëndruar tre muaj në Gjermani me një vizë dy javore. Roberti tha se i mbajtën vetëm një ditë në burg, por për shkak të ngjarjes e ka pasur të ndaluar udhëtimin në Evropë për 10 vite. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!