Leo Messi, largimi apo qëndrimi te Barcelona, rreziku që i kanoset skuadrave spanjolle në Champions League dhe Kylian Mbappe, autori i trigolëshi në sfidën Barcelona-PSG (1-4). Rivaldo, ish-kampioni i botës me Brazilin dhe fituesi i “Topit të Artë” me Barcelonën, i merr me radhë këto tema.
“Me shumë mundësi, ndeshja ndaj PSG-së ishte e fundit në Champions League që luajti Messi me Barcelonën në ‘Camp Nou’. Klubi nuk ia krijon dot mundësinë Leo për të garuar për fitimin e ndonjë trofeu të rëndësishëm.
E ardhmja e tij do të jetë PSG, një ekip që mund t’i japë atij shansin për të vazhduar me fitimin e titujve. Leo nuk është më i ri, ai mban përgjegjësinë e gjithë skuadrës. Për më tepër, ai pa t’i largohej miku i tij më i mirë: Luis Suarez.
Humbja që pësoi Barcelona duhet të shërbejë si një paralajmërim për skuadrat e tjera spanjolle. Edhe Reali mund ta pësojë nga Atalanta. Atletico është skuadra më solide, por 50 me 50 janë shanset e saj me Chelsea.
Mbappe? Kylian realizoi një trigolësh të jashtëzakonshëm, sigurisht që është një kandidat për fitimin e ‘Topit të Artë’. Po flasim për një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai luan sikur të ishte në oborrin e shtëpisë së tij“, përfundon Rivaldo. /abcnews.al