Temperaturat e ulëta kanë sjellë një sërë problematikash në lëkurë, pasi është një ndër pjesët më të ndjeshme të organizmit te njeriu.
Doktoreshë Irena Savo Jorgaqi, dermatologe-venerologe e klinikës “VIVIA” pranë spitalit Amerikan 3 thekson se kohët e fundit po hasin shumë persona që kërkojnë ndihmë pasi kanë acarime të lëkurës si skuqje apo tharje .
“Jo vetëm ulja e temperaturës por edhe ulja e nivelit të lagështisë dhe shumë shpesh ekspozimi ndaj temperaturave të nxehta në ambientet e brendshme ndikojnë negativisht në shëndetin e lëkurës.”
Doktoresha sugjeron që të gjithë personat që kanë sëmundje si dermatiti apo psoriaza duhet që të drejtohen patjetër tek mjekët e specializuar pasi ndryshimi i temperaturave përkeqëson gjendjen e tyre.
“Shumë indivitë që vuajnë nga sëmundje të tilla, drejtohen me gjendje shumë të acaruar gjatë kësaj periudhe.”
Për të shmangur irritimet në lëkurë doktoreshë Irena Savo e klinikës “Vivia” sugjeron që të përdoren kremëra hidratues dhe sidomos të bëhet kujdes me lëkurën e fëmijëve.
“Rekomandoj vendosjen e kremëra hidratues menjëherë pas larjes. Një kujdes shumë i veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve. Nuk duhet të lihet pa mbrojtur dhe pa u lyer me krem hidratues qoftë fytyra para daljes por edhe lyerja e trupit sa herë që bëhet dushi.”
Klinika “Vivia” pranë Spitalit Amerikan 3 është një nga klinikat lider në vendin tonë në fushën e dermo-estetikës, dhe me pajisjet më bashkëkohore.
Dr. Irena Savo Jorgaqi
Dermatologe – Venerologe
/abcnews.al/