Një shpërthim ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë rreth orës 21:45, të shtunën mbrëma. Bëhej fjalë për një sasi lëndë plasëse që ishte vendosur në lokalin e marrë me qira nga V.Sh., banues në fshatin Mërqi.
Ndërkohë, në disa pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë mund të shihet autori i dyshuar që largohet duke vrapuar pak para shpërthimit.
Në momentin që ndodhi shpërthimi, e gjithë vëmendja ishte tek stuhia e dëborës që kishte përfshirë vendin. Personi në pamje është veshur me të zeza dhe mban një kapuç në kokë. Pak pasi ai largohet, në video mund të shihet edhe shpërthimi, si pasojë e të cilit biznesi pësoi dëmtime të shumta.
Lidhur me ngjarjen nuk ka ende asnjë të dyshuar. sb/abcnews.al/