Ardian Ismajli në verë bëri hapin e madh të karrierës, duke lënë Hajduk Split dhe iu bashkuar Spezias në arenën e madhe të futbollit italian. Mbrojtësi i kombëtares foli për mediet pranë klubit të Spezias dhe tregoi për indiciet e para të kalimit te Spezia, fitores me Milanin dhe mënyrës së lojës që bëjnë ata.
“Nuk e njihja drejtpërdrejt Spezian, por kam një timin në Split, i cili në verë më foli për klubin. Kishte parë ndeshjen gjysmëfinale të kthimit ndaj Chievos dhe më tregoi për këtë skuadër, që kishte bërë një përmbysje të çmendur pasi kishte humbur ndeshjen e parë.
Më tha se do të shkonin në Serie A. Atëherë nuk kishte ende asgjë sa i përket negociatave. Unë dija që drejtori sportiv, Meluso dëshironte të më sillte në Itali që kur ishte te Leçe në janar e më pas nëse do të gjente një klub tjetër në Serie A.
Kur pastaj pashë që ishte pikërisht Specia thashë: ‘Ja ku jemi’. Rivalët me emër? Lozano është shumë i shpejtë, Ibrahimovic ka qejf t’ia pasojnë topin në këmbë. Lukaku në përshpejtim është shkatërrimtar. Sidomos dy të fundit janë autoritarë si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Fitorja ndaj Milanit? Janë emocione që nuk kanë shpjegim.
Askush nuk e priste dhe ndoshta kjo ishte forca jonë. Pjesa tjetër e skuadrave, ato të sapongjiturat, që luftojnë për mbijetesën, nisen nga mendimi që të përqendrohen te mbrojtja. Ne jo, ne bëjmë presing lart te kundërshtarët, duam të mbajmë topin. Ne i mendojmë gjërat si të ishim Barcelona”, tha Ismajli. /abcnews.al