Ditë e trishtë për Jozefina Topallin, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

schedule09:50 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:50 - 17 Shkurt, 2021

Sot është një ditë e trishtë për Jozefina Topallin. Kryetarja e partisë “Lëvizja për ndryshim” ka humbur nënën e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Topalli, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhimbje humbjen e nënës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë  për ne do të jetë një lutje për shpirtin e saj. Për shkak të situatës, ceremonia e varrimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhimbje për familjen tonë”, shkruan Topalli.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!