Japonia shënon numër rekord të vetëvrasjeve të adoleshentëve

schedule09:13 - 17 Shkurt, 2021

schedule 09:13 - 17 Shkurt, 2021

Vetëvrasjet kanë shënuar nivele rekord mes adoleshentëve në Japoni, në vitin që lamë pas të shenjuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas ministrisë së arsimit dhe të sporteve në vend, në vitin e kaluar janë regjistruar 479 vetëvrasje, 140 më shumë në krahasim me 2019-ën. Gjithashtu është dhe një shifër rekord që kur ka nisur regjistrimi i këtyre statistikave në vitin 1980. Në krye të klasifikimit janë studentët universitarë me 330 vetëvrasje, në shkollat e mesme janë shënuar 136 të tilla, ndërsa 14 kanë ndodhur tek nxënësit e shkollave fillore.

Në muajin mars të një viti më parë qeveria japoneze kërkoi mbylljen e shkollave për të frenuar infektimet me Covid. Ekspertët mjekësorë gjithsesi shprehen se nuk kanë elemente për të pohuar se rritja e numrit të vetëvrasjeve lidhet me ndërprerjen e aktivitetit shkollor. Nga ana e saj ministria e arsimit mendon se rastet lidhen me kritikat tradicionale drejt kësaj grupmoshe, kryesisht për notat; por dhe pasiguria për të ardhmen dhe për zgjedhjen e karrierës.

Për sa i përket kësaj, autoritetet mendojnë se shpërndarja e tabletëve në shkollat fillore dhe ato të mesme, do të ndihmojë në monitorimin e shëndetit mendor të studentëve.

Ministria gjithashtu paralajmëroi nisjen e një fushate të re informimi në rrjetet sociale, sidomos për studentët që kanë  celularë. Por njëkohësisht do të jetë aktive dhe një linjë telefoni falas që do të ketë prioritet vetëm problemet e adoleshentëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!