Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do jetë e komplikuar”, Pirlo: Dybala e Bonucci jashtë, Porti si Atletico

schedule16:36 - 16 Shkurt, 2021

schedule 16:36 - 16 Shkurt, 2021

Juventusi luan nesër (21:00) aktin e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League, teksa përballë janë portugezët e Portos. Para kësaj ndeshje, që tregon shumë për fatet e sezonit të bardhezinjve ka folur trajneri Andrea Pirlo, i cili konfirmon mungesat e rëndësishme të Bonuccit dhe Dybala.

“Do të jetë ndeshje shumë e komplikuar, ata janë ekip që mbron mirë. Shumë kompakt, në stilin e Atletico Madrid, me dy linja me nga katër. Ata kanë lojtarë të mirë për kundërsulm.

Champions League është një kompeticion i veçantë, ndryshimi nga kampionati është i madh. Ka shumë ekipe që duan të fitojnë, por kjo varet nga mënyra se si arrini atje mendërisht dhe fizikisht.



 

Ne jemi në nivelin e të tjerëve, disa mbase kanë një avantazh më të madh, por kur të arrini fazat me eliminim direkt, të gjithë ëndërrojnë të shkojnë deri në fund.

Ne e fillojmë sezonin me dëshirën për të fituar gjithçka. Jemi në gjysmë të sezonit dhe jemi akoma në vrapim në të gjitha frontet. Të shtunën ndaj Napolit ishte ndeshje e mirë dhe vetëm rezultati mungonte.

Bonucci dhe Dybala? Ata janë thirrur, ata do të udhëtojnë me ne, por nuk janë në dispozicion, ndërsa Ramsey është. Do të udhëtojnë me ne sepse duan të jenë me ekipin.

 

Morata nuk është në periudhën më të mirë, por ne e njohim atë. Ndonjëherë ai ka këto periudha, ku nuk bën mirë. Ditët e fundit ai ka pasur disa probleme, por ai është i lumtur, ai është mirë dhe ai vetëm duhet të shënojë sërish gola.

Ata të dy po bëjnë mirë, kanë luajtur ndeshje të shkëlqyera dhe të dy janë në dispozicion. Nesër do të vlerësojmë se kush do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë”, u shpreh Pirlo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!