“Më jepni timonin se do vijë sheiku”, Basha ironi me projektin e portit të Durrësit

schedule12:49 - 16 Shkurt, 2021

schedule 12:49 - 16 Shkurt, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar projektin 2 miliard euro për portin e Durrësit. Gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, në Forumin për Integrimin, Basha u pyet ndër të thera për këtë projekt të Emirateve të Bashkuara ndërsa nuk kurseu ironinë.

Basha solli në vëmendje projektin për rrugën Tiranë-Elbasan, që tha se gjithashtu është investuar nga Adu Dhabi, por kishte transparencë.

Lexo edhe: Premtimi i Bashës: Do të rikthejmë Ministrinë e Integrimit Europian

Më jepni timonin se do vijë sheiku. Nuk meriton asnjë koment nata e 1001 që po na ofrohet në prag të zgjedhjeve. Unë do jem krenar për të bashkëpunuar me këdo. Nga Abu Dhabi u investua edhe projekti pբr Elbasanin. Nuk u ula te Nusreti unë që të bëja pazare me Abdullain, djalin e themeluesit të Emirateve të Bashkuara. Gjithçka ishte transparente. Dhe prandaj u bë për dy vite tuneli i Elbasanit dhe pastaj u deshëm shtatë vite për ta përfunduar. Kjo është diferenca. Nuk ka vend për komente, njerëzit që ishte duke u përmbytur Shqipëria, po përmbyteshin me kripën e Nusretin. Kur të jetë para projekti, do jemi në gjendje të gjykojmë”, tha Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!