Ndërkohë që po bënte vaksinën, një mjeke pneumologe në Shkodër deklaroi para kryeministrit Edi Rama se për të liruar kapacitetet në spitale, rastet mesatare me koronavirus i kanën trajtuar në shtëpi.
“Bashkë me kolegët e mi, kemi mbuluar pjesën më të madhe të pacientëve që kemi diagnostikuar. Ato me stade të lehta dhe të mesme i kemi trajtuar në shtëpi, me u mundur me liru kapacitetin e sistemit shëndetësor nëpër spitale”, tha mjekja.
Në këtë moment, kryeministri ia preu fjalën duke iu drejtuar se; “nuk e ndjeve fare gjilpërën”.
“Jo nuk e ndjej se jam beze. Jam marshallah. Pastaj kam infermieren e preferume që është duke ma ba”, ia ktheu mjekja.
Në Shkodër ka nisur sot vaksinimi i stafeve mjekësore, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. janë 1000 mjekë dhe infermierë që do të vaksinohen. Ndërkohë pritet që vaksinimi të nisë të enjten edhe në Vlorë. g.v/abcnews.al