Thomas Tuchel ia ka dalë të transformojë Chelsea në një kohë të shkurtër. “Blutë e Londrës” fituan 2-0 në shtëpi kundër Newcastle, suksesi i katërt radhazi në Premier League.
4️⃣ consecutive #PL wins for @ChelseaFC ?#CHENEW pic.twitter.com/xi3QZazecP
— Premier League (@premierleague) February 15, 2021
Të dy golat e fitores u realizuan në pjesën e parë. Oliver Giroud zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë, teksa tetë minuta pas golit të sulmuesit francez erdhi edhe dyfishimi.
Kësaj radhe gjeti rrugën e rrjetës Timo Werner, me gjermanin që u rikthye te goli pas një kohe të gjatë. Fitorja e sotme e ka ngjitur Chelsea në vend të katërt me 42 pikë.
Po aq pikë numëron edhe West Ham. “Çekiçët” po zhvillojnë një kampionat fantastik, teksa sot mposhtën 3-0 në fushën e tyre skuadrën e Sheffield Utd. /abcnews.al