Organizata GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ndodhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku do të verifikohen dhe numërohen votat e ardhura përmes postës.
Ky proces nuk ka nisur akoma edhe pse ishte planifikuar nga ora 08:00 e ditës së sotme.
Shkak për vonesën, sipas zyrtarëve të KQZ-së, është bërë një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës për të hetuar kutitë me fletëvotime sipas shteteve nga ka ardhur posta, pa dhënë arsye shtesë. /abcnews.al/