Real Madrid merr një goditje të madhe para ndeshjes së rëndësishme me Atalantën mesjavën e ardhshme për ndeshjen e parë të raundit të 16-ave të Champions League.
Një nga titullarët e skuadrës, Dani Carvajal ka pësuar një tjetër dëmtim dhe do i duhet të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se 1 javë, duke humbur kështu ndeshjen me bergamaskët.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi madrilen, që thekson se mbrojtësi i djathtë ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë dhe do të shihet evoluimi i lëndimit me kalimin e kohës. /abcnews.al
Parte médico de Carvajal.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 15, 2021