Raundi i të 16-ave të Champions hap nesër siparin e tij, teksa në Spanjë kanë zbuluar renditjen e trajnerëve sipas, Instagramit. Në përgjithësi mosha e tyre nuk është aq sa për t’u përshtatur lehtë me rrjetet sociale, por përjashtimin e madh e bën Zinedin Zidane.
Trajneri i Real Madrid numëron plot 27.8 milionë ndjekës në rrjete sociale, duke qenë padyshim i pari mes 16 trajnerëve pjesëmarrës në Champions League aktualisht. Në vendin e dytë është juventini Andrea Pirlo, që ka shumë më pak ndjekës se Zidane.
Italiani numëron 8.4 milionë ndjekës, ndërsa ndjekin Simeone i Atleticos me 1.7 milionë, Guardiola me 1.2 milionë, Koeman me 769,000 dhe Pochettino me 297,000 mijë fansa. Ku qëndron diferenca këtu? Te paratë. Nëse Pochettino merr 15 mijë euro për një postim të sponsorizuar, Zidane merr 200 mijë euro. /abcnews.al