Shtohet lista e të dëmtuarve, Zidane: Nuk po arrij ta kuptoj pse ndodh

schedule19:42 - 14 Shkurt, 2021

schedule 19:42 - 14 Shkurt, 2021

Real Madrid fitoi 2-0 sot ndaj Valencias. Karim Benzema dhe Toni Kroos realizuan golat e triumfit të tretë radhazi të kampionëve në fuqi, teksa dëmtimet e shumta i kanë humbur durimin Zinedine Zidane.

Sot u frenua Dani Carvajal, të cilit nuk po i shqiten problemet muskulore. Mbrojtësi i djathtë u largua nga fusha pas gjysmë ore lojë. Trajneri francez i Realit u fokusua te dëmtimet e shumta në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

Shumë lojtarë po dëmtohen dhe nuk arrij ta kuptoj se pse po ndodh. Jam realisht shumë i shqetësuar. Më vjen keq për dëmtimin e radhës të Carvajal, ai është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne“, deklaroi Zidane.

29-vjeçari do të kryejë nesër kontrollet mjekësore, teksa me shumë mundësi e ka humbur takimin e parë ndaj Atalantës në Champions League (24 shkurt në Bergamo).

Skuadra italiane është rivali i “Los Blancos” për një biletë në çerekfinalet e Champions. Përveç Carvajal, jashtë fushave qëndrojnë edhe Marcelo, Sergio Ramos, Hazard, Militao, Valverde, Rodrygo dhe Odriozola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!