Lehtësohet kalimi automjeteve në Qafë-Plloçë. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila pa nga afër situatën, tashmë probleme janë hasur vetëm në Qafë-Thanë.
Nndërkohë, është kthyer në normalitet lëvizja në aksin rrugor Lezhë-Milot i cili shfaqi mjaft problematika ditën e djeshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme. Duke shpërndarë një njoftim për media, mesditën e sotme ARRSH specifikoi edhe rrugët ku lëvizja rekomandohet me zinxhirë. (Lexo këtu)/mv.abcnews.al