Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë orëve të mbrëmjes në Dibër dhe Bulqizë ka sjellë problematika me ngricat.
Gazetari Neki Feta raporton për abcnews.al se rrugët e brendshme të qytetit të Bulqizës janë të pa hapura, firma ka hapur vetëm rrugën që lidh qytetin e Ri me të Vjetrin. Probleme ka gjithashtu edhe nga era e fortë, e cila sjell borën nga mali dhe mbulon rrugët dhe lagjet e Bulqizës.
Gjendja e segmenteve rrugorë:
Aksi nga Pishat deri në Qafën e Buallit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi ka prezencë akulli.
Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd i bllokuar nga Ostreni drejt Klenjës, trashësia e borës kalon 70 cm.
Aksi Peshkopi-Qafë Draj- Kukës i bllokuar nga Zall Dardha deri në Qafë Draj.
Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës duhet të përdoren detyrimisht zinxhirët.
Gjithashtu, të bllokuara janë rrugët e brendshme të njësive administrative Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës, Sllovë dhe disa fshatra të Melanit.
Në Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, dhe Martanesh. g.v/abcnews.al