Ish-deputeti Milaim Zeka ka votuar në spital, ndërkohë që është i infektuar me koronavirus. Zeka ka votuar me ndihmën e ekipeve të KQZ-së që po qëndrojnë në QKUK.
Teksa tha se mbrëmë ka pasur gjendje më të rënduar për shkak të koronavirusit, Zeka më parë u ankua se pacientët nuk po arrijnë të votojnë.
“Shpreh shqetësimin tim se kjo fushatë ka qenë kundër gjitha rregullave të Covidit, unë kam pas edhe humbje familjare nga koronavirusi pasi edhe babai më ka vdekë nga koronavirusi. Familjarët e mi e kanë kalu të gjithë”, ka thënë ai ndër të tjera.