Manchester United regjistron një tjetër barazim në kampionët. 1-1 përfundoi sfida e luajtur në fushën e WBA. Vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premier League për djemtë e Solskjaer, të cilët ndajnë vendin e dytë me Leicester City.
West Brom secure a battling point against Man Utd #WBAMUN pic.twitter.com/aqWUz2LZ1w
— Premier League (@premierleague) February 14, 2021
7 pikë është diferenca me Cityn kryesues pas javës së 24-t. Takimi i sotëm prodhoi gol që në minutën e dytë. Vendasit e nisën “zjarr” dhe kaluan në avantazh falë golit me kokë të senegalezit Mbaye Diagne.
United reagoi dhe riktheu baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Bruno Fernandes, një ndër yjet e ekipit të Solskjaer, realizoi një eurogol. 14 gola dhe 9 asiste në kampionat për golashënuesin më të mirë të United.
Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe dy skuadrat ndanë nga një pikë, që i shërbeu më shumë djemve të Allardyce. Këta të fundit po luftojnë për mbijetesë dhe renditën në vendin e parafundit. Dueli tjetër, Southampton-Wolves përfundoi 1-2.
“Ujqit” fituan me përmbysje, teksa ekipi vendas regjistroi një rekord negativ. Kjo ishte humbja e gjashtë radhazi në kampionat për Southampton, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. /abcnews.al