“Nuk më kishte ndodhur kurrë”, Blero flet për lidhjen me Afronën, si nisi gjithçka

schedule10:03 - 13 Shkurt, 2021

schedule 10:03 - 13 Shkurt, 2021

Blero dhe Afrona Dika janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në shtator të 2019-ës, ndërsa së fundmi të ftuar në emisionin “Rudina”, ata kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.  Blero tregoi se gjithçka nisi nga një ftesë në facebook dhe se gjysmë ore pasi kishte biseduar me Afronën e prezantoi atë tek gjithë familjarët e tij.

Më tej, ai shtoi se ndërsa nuk kishin kaluar shumë orë pasi e kishte prezantuar me familjen, ata ishin takuar bashkë në Zvicër. Ai gjithashtu theksoi se funksionimi i lidhjes së tyre është meritë e Afronës me edukatën e saj familjare, ndërsa shtoi se kjo e fundit e don dhe e respekton shumë vajzën e tij, Tarën dhe për këtë ndihet shumë krenar.

Unë po pija cigare jashtë dhe duke komunikuar me Afronën më çoi një foto, shkova brenda dhe ishim 20 a 30 veta dhe i thashë ndalun veç pak, a po ju pëlqen kjo? Ata thanë oo sa e bukur. Ne sa nisëm të flisnim, ishte dita e parë, ora e parë. Unë bëra një selfie me familjen dhe ia çova. E prezantova Afronën me familjen në gjysmë orën e parë, zakonisht nuk kam tek familja t’i them a po ju pëlqen kjo, nuk ka ndodhur kurrë në jetë”, shprehet Blero.

Nga ana tjetër, modelja rrëfeu se është përballur me paragjykime për lidhjen me Bleron, i cili vinte nga një divorc dhe kishte një vajzë. “Në fillim e kam pasur shumë të vështirë, pastaj me kohë u ambientuan dhe njerëzit. Në fillim kam marrë shumë paragjykime, kam marrë shumë komente negative shkaku i situatës ngaqë ka qenë një herë i martuar dhe ka fëmijë.“, u shpreh Afrona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!