“Bien” Korça dhe Fieri, pakt PS-PD për pilotimin e votimit elektronik në Tiranë

schedule18:30 - 12 Shkurt, 2021

schedule 18:30 - 12 Shkurt, 2021

Nuk do të jetë as Korça dhe as Fieri, që u propozuan fillimisht nga dy partitë më të mëdha. Pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të bëhet vetëm në një zonë të Bashkisë së Tiranës.

Ky është vendimi i fundit i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku përfaqësuesit e palëve politike ishin të dakorëdësuar paraprakisht, të ndodhur edhe në pamundësi kohe, për ta vijuar më tutje debatin dhe ndasitë që ndodhën fillimisht.

Burime bëjnë me dije për ABC se në bazë të projektvendimit që u miratua mbrëmjen e kësaj të premte, pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik do të kryhet në një zonat e administrimit zgjedhor që i përket Bashkisë së Tiranës.

Kjo zonë ku do të bëhet testimi i teknologjisë nuk duhet të ketë nën në juridiksionin territorial të saj më shumë se 55 qendra votimi. Caktimi i zonës do të bëhet i ditur në ditët në vijim dhe do të jetë një vendimmarrje e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi./mv.abcnews.al