Krimet e Rënda nisin verifikim pasuror për Edmond Begon

schedule18:04 - 26 Gusht, 2018

schedule 18:04 - 26 Gusht, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka nisur një verifikim pasuror për biznesmenin Edmond Bego. Verifikimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme të biznesmenit të lakuar së fundmi për shkak të ndalimit disaditor nga autoritetet greke, do të verifikohen bazuar në ligjin “Antimamfia”.

Hetuesit do të vlerësojnë nëse pasuritë janë të justifikuara në burime të ligjshme. Bego u ndalua në Igumenicë, pas dyshimeve se kërkohej nga autoritetet italiane të drejtësisë.

Në pak ditë, Interpol Roma i përcolli palës greke informacionin se Bego nuk kërkohej nga ky vend. Dënimi i dhënë në Itali me 21 vite burg është njohur nga drejtësia shqiptare në vitin 2010 duke u ulur në 4 vjet e 4 muaj.

Bego ka vuajtur në burg 1 vit e 11 muaj, ndërsa pjesën e mbetur është liruar me kusht. Ndalimi i Begos në Greqi u përcoll me bujë nga opozita politike në vend, e cila deklaroi se ai ishte mbështetur nga deputeti Taulant Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!