Diell me “dhëmbë” dhe acar i zi, çfarë na pret gjatë fundjavës

schedule12:09 - 12 Shkurt, 2021

schedule 12:09 - 12 Shkurt, 2021

Ndërkohë që janari ishte mjaft i lagësht duke sjellë 24 ditë me shi, shkurtit pritet të jetë tepër i ftohtë sipas Meteoalb dhe kjo do të fillojë nga e shtuna e kësaj jave.

E ftuar në studion e ABC, përballë Juli Xhokaxhi, meteorologia Lajda Porja theksoi se gjatë fundjavës priten reshje dëbore në 95 për qind të territorit të vendit, përfshi Tiranën dhe Durrësin, të cilat do të kenë 2-3 centimetër dëborë.

Lexo edhe: “Do ishte një katastrofë”. Çfarë po ndodh me motin e çmendur të këtij viti? Meteorologia zbulon shifrat ekstreme

Moti i ftohtë do të vijojë deri në fund të këtij muaji ku edhe pse do të ketë ktjellime, temperaturat pritet të jenë nën zero apo afër saj.

“Temperaturat do të jenë të ulta. Duke filluar nga nesër vjen një masë e acartë dhe futet në rajonin tonë. Do të qendrojë për 7-8 ditë. Do të jetë i ftohtë më tepër se në janar. Kjo valë do të jetë më e gjatë në kohë. Deri nga data 22-23 shkurt, temperaturat do të jenë ekstremisht të ulta”, tha Porja duke theksuar se moti do të jetë me diell, por i ftohtë.

“Do të jetë një diell me dhëmbë, siç shpreheshin gjyshet tona më parë”, u shpreh ajo. /abcnews.al