Bashkia Shkodër bën bilancin e përmbytjeve, Oboti në gjendje të lartë rrezikshmërie

schedule09:18 - 12 Shkurt, 2021

schedule 09:18 - 12 Shkurt, 2021

1300 hektarë tokë bujqësore janë nën ujë. Problematike mbetet situata nëAnën e Malit, në fshatrat Oblikë, Obot, Muriqa, Shtuf dhe Velinaj.

Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa 8 shtëpi janë të përmbytura.

Lexo edhe: 1900 hektarë tokë dhe 9 shtëpi të përmbytura në Dajç, shqetësuese situata në Shkodër

Ndërkohë  ujësjellësi Oblika 1, Oblika 2 është e bllokuar nga uji dhe për pasojë jashtë funksionit.

Sakaq 122 banesa janë të rrethuara nga uji.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Ana e Malit, datë 12.02.2021

 –1300 ha toke bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan , Shtuf e Velinaj).

-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 150 cm lartësi në rrugë.

-Shtepi të përmbytura 8.

-Prezencë uji në oborre rreth 140 cm (fshati Obot.)

-Shumë garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Obot.

-Në fshatin Muriqan (Lagja Xhakaj e Kurtaliaj) 2 shtëpi me prezencë uji.

-Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.

-Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek lagja Goricë (rruga e bllokuar).

-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon).

-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni). Ujësjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni).

-Shtëpi të rrethuara nga uji 122 (106 në Obot, 5 në lagjen Gallube, 4 në lagjen Xhakaj, 7 në lagjen Kurtaliaj).

-Qendrat shendetësore në gatishmëri. Energji elektrike ka në të gjithë zonën. SPZ e zonës në gatishmëri.

UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).

Varkat e FA, reparti BMR Tiranë, janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot). Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 3 m.

E bllokuar rruga Goricë, mbi 50 cm ujë (kalohet me makina ushtrie). Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pa mundur.

Situata është shumë kritike (dita 37 e përmbytjeve). Gjendja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë (përmbytur garazhe e stalla bagëtish).

Fshati Obot në gjendje të jashtëzakonshme rrezikshmërie. Situata mbetet shumë e rënduar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!