Fluks kosovarësh edhe në fund të gushtit, radhë të gjata në Morinë

schedule12:40 - 26 Gusht, 2018

schedule 12:40 - 26 Gusht, 2018

Dhe pse muajit gusht po i vjen fundi, radhët e gjata të kosovarëve që udhëtojnë drejt Shqipërisë vazhdojnë. Një nga shkaqet që krijohen radhë janë urat e papërfunduara.

Po i kalojnë edhe ditët e fundit të gushtit për të shijuar bregdetin shqiptar. Por kjo dyndje me qytetarë dhe automjete të pafundme nuk po shmang dot radhët  nga Morina në Kukës.

Në pesë urat e papërfunduara, policia rrugore po menaxhon situatën. Hyrja e urës mbi Drin është nyja kryesore e problemeve.

Mjetet duhet të kalojnë nga dy në një korsi të vetme. Mjetet e Transportit të mallrave nuk janë lejuar, por kolonat e gjata, ndalesat e herë pas here nuk janë evituar.

Javën e ardhshme në Kosovë nis procesi shkollor dhe administrata shtetërore i kthehet punës, duke përmbyllur në të njëjtën kohë edhe sezonin e pushimeve.

Të shumtë janë edhe emigrantët kosovarë që kanë përfunduar qëndrimin në Kosovë, për t’u kthyer në vendet e tyre të punësimit. /abcnews.al

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata