Bayern Munchen fiton Botërorin për Klube, trofe që e fitojnë për herë të katërt në histori. Djemtë e Hans-Dieter Flick fituan 1-0 kundër meksikanëve të Tigres në finalen e luajtur në Katar, vendi që do të mirëpresë Botërorin e vitit 2022.
Joshua Kimmich gjeti golin në minutën e 18-të, por teknologjia VAR frenoi festën e rekordmenëve gjermanë. Gjithsesi, “xholi” i Bayernit nuk u ndal dhe dhuroi një top të bukur në zonën kundërshtare pas një ore lojë.
Kimmich com espaço é um perigo. Já tinha feito o gol anulado e agora cruzou na cabeça de Lewandowski, sobrou pra Pavard abrir o placar
Bayern 1×0 Tigrespic.twitter.com/1EUMOCnldB
— Torcedor Informado (@TorcedorInform1) February 11, 2021
Benjamin Pavard përfitoi dhe realizoi golin e fitores. Arbitri anësor e anuloi, por kryesori kërkoi ndihmën e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e golit. Minutat e mbetura u menaxhuan mirë nga bavarezët, të cilët fituan një tjetër trofe pas pesë kupave të fituara në sezonin e fundit, që ishte thjesht spektakolar.
Sfida tjetër për vendin e tretë u luajt mes Al Ahly dhe Palmeiras. Kampionët e Egjiptit dhe Afrikës triumfuan ndaj ekipit brazilian, që fitoi trofeun Libertadores. 120 minutat nuk prodhuan gola dhe lojtarët e Al Ahly u treguan më të saktë nga pika e penalltive, duke fituar medaljen e bronztë. /abcnews.al