Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë sërish përmbytje në Shijak.
Siç shihet nga pamjet niveli i ujit është i lartë. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se uji ka mbuluar rrugët, ndërkohë që është futur edhe në oborret e banesave.
Përkeqësimi i motit ka sjellë probleme të mëdha në disa zona të vendit. Në Shkodër situata u përkeqësua, ku pati edhe evakuime. Probleme me përmbytjen kishte sot gjithashtu edhe në Fier. g.v/abcnews.al