VIDEO/ Postimi i fundit i Arbanës me dy djemtë është thjesht një dashuri

schedule18:55 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:55 - 11 Shkurt, 2021

Në muajin tetor të vitit të shkuar, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Diell. “Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”, shkroi Arbana për të birin e porsalindur.

Moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, kishin treguar prej kohësh se dëshironin t’i vendosnin një emër shqiptar, ndaj zgjodhën pikërisht këtë emër. Arbana është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka publikuar një video të ëmbël, teksa shihet duke mbajtur në krahë të birin. Në video shihet gjithashtu dhe Joni, teksa afrohet dhe e puth vëllain e tij të vockël në ballë dhe duar. Moderatorja nuk mund të ishte me e lumtur se kaq, ndërsa ka treguar se ndihet e bekuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!