Kelly Rowland po shijon ditët më të lumtura të jetës së saj. Vetëm pak ditë pas lindjes, këngëtarja 39-vjeçare ndau me ndjekësit në rrjete sociale një foto të ëmbël me djalin 6-vjeçar dhe të porsalindurin. “Vendi im i lumtur. Kaq mirënjohëse”, ka shkruar fituesja e çmimit Grammy krahas fotos.
Këngëtarja mirëpriti fëmijën e saj të dytë me burrin e saj Tim Weatherspoon, muajin që lamë pas. Lajmin e bëri me dije vetë Kelly përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante: “Në ditën e 21-të, të vitit 21-të, të shekullit të 21-të, Noah Jon Weatherspoon na përshëndeti! Ne jemi me të vërtetë mirënjohës”.
Kelly, e cila u bë e famshme në grupin e vajzave Destiny’s Child, njoftoi shtatzëninë e saj të dytë në fillim të tetorit kur ishte pesë muajshe. Artistja e lindur në Atlanta zbuloi gjithashtu se po punonte për albumin e saj të pestë në studio, i pari që nga publikimi i “Talk A Good Game” në vitin 2013. /abcnews.al