Atika do të hyjë sot në një bllokim të rreptë nga sot në 06:00 të mëngjesit deri në 28 Shkurt.
Rritja e rasteve dhe veçanërisht mbingarkesa e spitaleve, ka alarmuar qeverinë dhe shkencëtarët, duke ushtruar presion për vendosjen e masave më të ashpra për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit nga frika e valës së tretë.
Masat në fuqi:
-Ndalimi i trafikut nga 21:00 në mbrëmje deri në 05:00 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe nga 18:00 në fundjavë.
-Mbajta e maskës do të jetë e detyrueshme si në ambientet brenda edhe jashtë.
-Lëvizja brenda komunës nuk do të ndalohet por jashtë Atikës është e ndaluar vetëm në raste të nevojshme si qëllime pune, shëndetësore, për të shkuar në ceremoni për shembull funerale por nën kushtet e parashikuara nga ligji.
-Do të jenë të hapura, dyqanet ushqimore, tregjet e njohura, farmacitë, dyqanet e kafshëve shtëpiake, kompanitë e telekomunikacionit (ekskluzivisht për riparimin e pajisjeve, pagesën e faturave).
-Kioskat gjithashtu do të jenë të hapura 24 orë, gjithashtu edhe hotelet do të punojnë normalisht./abcnews.al