Moti i keq dhe me reshje, probleme me energjinë elektrike në juglindje

schedule09:45 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:45 - 11 Shkurt, 2021

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta që kanë përshirë vendin tonë gjatë dy ditëve të fundit kanë sjellë shumë probleme të shumta në disa qarqe të vendit.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se për shkak të motit të keq Juglindja prej 2 ka patur probleme të shumta me energjinë elektrike.

Në Moglicë, dy fshatra Peshtan e Kodras prej 3 ditësh janë pa energji elektrike, ndërsa sot pa energji elektrike sipas administratorit të njësisë administrative Vithkuq, Altin Prifti janë të gjitha fshatrat e kësaj njësie.

Probleme me ernergjinë elektrike që nga mbrëmja e djeshme kanë shumë fshatra të njesisë administrative Miras në Devoll ashtu siç kanë probleme edhe fshatra të Devollit të sipërm. Të njëjtat probleme ditën e sotme për shkak të erërave të forta ka edhe në fshatra të njësisë administrative Dardhas në Pogradec.

Burime zyrtare thanë se grupe të OSHEE janë në terren për të rikthyer energjinë elektrike.e.su./abcnews.al