Situata e krijuar në Shqipëri si pasojë e Covid-19 është alarmante. Nga dita e sotme do të fillojë edhe kufizimi i ri i orareve, ku lëvizja do të lejohet deri në orën 20:00.
Për këtë është diskutuar edhe ditën e sotme në ABC e Mëngjesit mes Erion Kristos, Ergys Mertirit dhe Arbër Çepanit.
“Si evolon fjalori i sufllaqexhinjve. Në 2020 kanë vdekur 6 mijë vetë se 1 vit më parë në Shqipëri. Realisht po ndodh një luftë e dytë botërore. Sapo hap Facebook sheh vetëm njerëz që nuk janë më. Këtu ka një fshehje shifrash, thuhet 1200 po janë 6 mijë. Nuk e di pse bëhet fshehja e realitetit”, tha Kristo.
“Ka një krizë ekonomike, kufizimi i orareve ka të bëjë. I duam apo nuk i duam kafenetë janë i vetmi sektor që sjell më shumë të ardhura. Konsumi ka rënë dhe koha e qendrimit është e ulët.
Situata është shumë delikate dhe nuk mund të themi që nuk duhen respektuar masat. Po ky ngushtim orari është i kot, njerëzit që do dilnin pas orën 8, do dalin deri në 6 edhe do grumbullohen edhe më shumë”, u shpreh Çepani. l.k/abcnews.al